Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve me raketa balistike dhe dronë të kryera nga Irani në territorin e Jordanisë.
Lajmi është konfirmuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), e cila bëri të ditur se ngjarja ndodhi gjatë përpjekjeve për mbrojtjen e forcave amerikane dhe atyre aleate.
Sipas raportimeve të CNN-it, këto janë viktimat e para të regjistruara në radhët e ushtrisë amerikane në përballjen e drejtpërdrejtë me Iranin që nga muaji mars.
CENTCOM njoftoi se sulmet janë zhvilluar më 17 korrik, kur njësitë amerikane dhe partnerët e tyre u përballën me një valë sulmesh të realizuara përmes raketave balistike dhe mjeteve ajrore pa pilot të nisura nga Irani.










