Lajme

Hidhet gurthemeli i qarkores së Tetovës – 12 milion euro investim

EJUP RUSTEMI – VITI 2024 VIT I INVESTIMEVE TË SHUMËTA NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE

February 13, 2024, 05:02

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë Ejup Rustemi, i shoqëruar edhe nga kryeministri Talat Xhaferri, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri i Transportit Bllagoj Bocvarski, si dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, kanë hedhur gurthemelinj e qarkores së shumë pritur nga Tetovët, e që do lidh fshatrat Trebosh dhe Neproshten, për në anën e poshtme të qytetit, që nënkupton edhe lehtësim i madh i qarkullimit të makinave në rrugën Tetovë jazhincë pjesa e parë por edhe përmes qytetit.

Projekti në fjalë arrin vlerën e rreth 12 milion eurove të cilat do të investohen në Tetovë, ndërsa janë siguruar nga buxheti ndërmarrjes NPRRSH-së. Rruga që do ndërtohet me një gjatësi prej 5.4 kilometra, do të jetë moderne dhe me një gjerëzi prej 6.6 metrash, ndërsa në të dyja anët, rruga e re, do të jetë e shoqëruar me rrugë të tamponuara në të dyja anët që do kenë një gjerësi prej rreth 3 metrash, ndërsa rruga në fjalë bashkë me qarkoren, sipas Drejtorit Ejup Rustemi që është edhe shkaktari kryesor i këtij investimi gjigant në Tetovë, do të përfundoj në një afat rekord prej vetëm 15 muajsh.

Rustemi në adresimin e tij me rastin e hedhjes së gur themelit, tha se ky nuk është projekti i vetëm që realizohet në qytetin e Tetovës, duke përmendur kështu edhe projektet tjera që drejtoria që udhëheq Rustemi është duke realizuar e që janë, riparimi dhe rehabilitimi i autostradës, në gjatësi prej 13 kilometra, në të dy korsitë, pastrim i tërësishëm i akseve rrugore; vendosja e mbrojtjes së zërit përgjatë autostradës, përkatësisht në afërsi të vendbanimit Saraj si dhe modernizimi i pikave pagësore në Gllumovë dhe Zhelinë, që janë pjesë e Korridorit 8.

Sipas Rustemit, gjatë periudhës së kaluar janë riparuam dhe rehabilituar disa rrugë rajonale në Tetovë dhe rrethinën e saj, siç është rruga rajonale Karpallak – Zhelinë, Zhelinë – Shemshovë – Jegunoc; Shipkovicë – Veshallë – Bozovcë; Tetovë -Xhepcisht, dhe disa akse rrugore brenda qytetit të Tetovës si: rruga nga bulevardi ILIRIA deri te rruga që shpien për në Kodrën e Diellit; rruga nga nyja rrugore Bërvenicë deri në Universitetin Shtetëror të Tetovës; rruga nga nyja rrugore në Tetovë deri në Universitetin e Evropës Juglindore dhe rruga rajonale nga kazerma e qytetit deri te stadiumi, ndërsa së shpejti do të fillojë realizimi i projektit për vendosjen e sinjalizimit të komunikacionit në rrugën Tetovë – Jazhincë, u shpreh Rustemi.

Rustemi po ashtu ka paralajmëruar edhe projektin e radhës madhor që do të bëhet për Tetovën, dhe gjithë Pollogun, e që ka të bëj me bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, në hapjen e tunelit që lidh dy vendet tona dhe është pjesë e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, tha drejtori Rustemi. Ai më tej shtoi se ky mandat do të mbahet mend për investime kapitale në infrastrukturën rrugore. “Filluam me realizimin të projektit më të madh historik, ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, që do të lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën.

Me ndërtimin e këtyre dy korridoreve do të lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Rustemi la për të dëshiruar në fund të fjalimit të tij, me anonçimin e një sërë projektesh të tjera që pritet gjatë këtij viti të realizohen në Tetovë, ndërsa premtoi se, ky do të jetë viti kur Ndërmarrja Rrugët e Shtetërore, do ta ketë boomin e investimeve të saja kapitale, me theks të veçantë Maqedoninë Perëndimore. Rustemi këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij, që mbajti me rastin e hedhjes së gurthemelit të qarkores së Tetovës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA