Trendy

Erdogan: Izraeli të mos sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Para 49 minuta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme nuk mund të kenë sukses, pa mbështetjen e vendeve të rajonit, duke theksuar se Izraeli nuk duhet të lejohet të “sabotojë” marrëveshjen SHBA–Iran, sipas “Reuters”.

Duke folur dje në Stamboll, së bashku me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, Erdogan u shpreh se “asnjë zgjidhje që nuk mbështetet në vullnetin dhe kontributin e vendeve të rajonit, nuk mund të jetë e qëndrueshme”.

Turqia, anëtare e NATO-s dhe fqinje e Iranit, ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për përpjekje për të minuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Pakistani dhe ka dënuar operacionet izraelite në Gaza, Liban dhe Siri.

Erdogan gjithashtu theksoi se, Turqia synon të thellojë bashkëpunimin me Pakistanin, në sektorët e energjisë, transportit, mineraleve kritike, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes, duke synuar një tregti dypalëshe prej 5 miliardë dollarësh.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët nga të dy vendet morën pjesë në një forum biznesi në Stamboll, ku ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi se kompanitë turke synojnë të kontribuojnë në projektet energjetike, në Pakistan dhe të ndajnë ekspertizën e Turqisë në këtë sektor.

Trending