Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka pritur në Shkup, homologun e tij nga Mali i Zi, Momo Koprivica. Siç ka shkruar Fetai, takimi ka qenë frytdhënës dhe kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian të të dy vendeve.
“Gjatë takimit, diskutuam me përkushtim sfidat e luftës kundër korrupsionit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për të shkëmbyer informacion rreth veprimtarive të paligjshme dhe për të ndarë përvojat tona. Z. Koprivica theksoi vlerën që Mali i Zi i jep Maqedonisë së Veriut si partner të rëndësishëm dhe mik të besueshëm në rrugën drejt integrimit në BE, ndërsa ne theksuam angazhimin tonë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar shtetin e së drejtës dhe për të zbatuar reformat evropiane”, ka shkruar Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai, ka shtuar se takimi përfundoi me zotimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të intensifikuar përpjekjet drejt reformave që do të kontribuojnë në anëtarësimin e vendeve tona në BE.
“Ky angazhim i përbashkët është një hap pozitiv drejt një rajoni më të bashkuar dhe progresiv, duke ndërtuar një të ardhme evropiane për qytetarët tanë”, ka nënvizuar Fetai.
Më shumë për këtë
Musa pas takimit me Haxhiun: Lidhjet tona të veçanta të kthehen në bashkëpunim konkretMaqedoni · 2 javë më parë
Autostrada Shkup-Bllacë dhe rruga Prizren-Tetovë, në fokus të takimit Haxhiu-MickoskiMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












