Maqedoni

Filipçe reagon ashpër për krijimin e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë

October 16, 2024, 09:10

Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe, nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të katër komunave me shumicë shqiptare të udhëhequra nga partitë e VLEN se do të bashkëfinancojnë projektet e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë, shkruan Alsat.

Filipçe, thotë se është i shqetësuar dhe kategorikisht e kundërshton idenë për formimin e Akademisë paralele të Arteve dhe Shkencave.

Për kryeopozitarin, është precedent që të krijohen institucione të “pastra etnike” dhe kjo ide është hedhur poshtë nga akademikët paraprak.

Madje, sipas tij, kjo është politikë tendencioze e cila u shërben qëllimeve për nxitje të ndarjeve që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë.

Për këtë, Filipçe paralajmëron se me të gjitha mekanizma do të kundërshtojë në komunat që duhet të financojnë këtë projekt.

Iniciativa e djeshme e krerëve të Gostivarit, Tetovës, Çairit dhe Zhelinës është vijimësi e përpjekjeve të VLEN-it për të realizuar premtimin programor se do të themelojnë Akademi Shqiptare pasi shqiptarët nuk po përfshihen mjaftueshëm në Akademinë Shtetërore. Megjithatë, ideja për formimin e Akademisë nuk është përkrahur nga kryeministri Hristijan Mickoski./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj