Fronti Europian prezantoi nismën “Rojtari i gjuhës”. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, bashkë me turmë të qytetarëve, njoftoi se deri më 11 dhjetor kur Kushtetuesja pritet të vendosë mbi Ligjin për Gjuhët, pjesëtarë të Frontit Europian por edhe qytetarë, do të qëndrojnë ditë e natë para Gjykatës, përcjell TV21.
“Prej këtij momenti fillojmë të bëjmë rojën për gjuhën, përtej agjendës partiake”, tha Ademi duke shtuar se u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike apo fetare, të bëhen pjesë e nismës./tv21.tv
Më shumë për këtë
Gjykatat Kushtetuese të Maqedonisë dhe Egjiptit diskutojnë për inteligjencën artificialeMaqedoni · 1 ditë më parë
Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhitMaqedoni · 5 ditë më parë
“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarëtShqiperi · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











