Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Fruthi konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjari i Poshtëm

Fruthi është konfirmuar tek një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Konjari i Poshtëm, kështu njoftoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, duke shtuar se sipas anketës epidemiologjike, sëmundja është sjellë nga Novi Pazari i Serbisë. Fëmija nuk është i vaksinuar kundër kësaj sëmundje infektive.

“Ky është rasti i dytë pozitiv i dëshmuar këtë vit në Maqedoni. E para është regjistruar në qershor, në Labunishtë të Strugës. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar. Më 3 shtator, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për fruth është referuar nga klinika infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe pas analizave rezultoi pozitiv. Ky është një rast i importuar nga Serbia, në Novi Pazar, ku tashmë ka një shpërthim të fruthit”, tha Andonovska.

Më shumë për këtë

Mustafa Dauti: Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në raportin e Komisionit Evropian!Maqedoni · 4 orë më parëKallëzim penal ndaj 46-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se publikoi serialin televiziv pa të drejtën e autorit në FacebookMaqedoni · 2 ditë më parëFëmijë 6-vjeçar goditet nga automjeti në Shkup, dërgohet me urgjencë në spitalMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme