Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Funksionari i lartë kinez dënohet me vdekje – përvetësoi 324 milionë dollarë

Funksionari i lartë kinez dënohet me vdekje – përvetësoi 324 milionë dollarë

Një ish-funksionar i lartë lokal në qytetin kinez të Nanjingut, Yang Yulin, është dënuar sot me vdekje pasi u shpall fajtor për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim parash dhe vepra të tjera penale, shkruan fokus.mk, përcjell tetova1

Sipas vendimit të gjykatës, Yang, gjatë periudhës 1993–2023, ndërsa ushtronte funksione të ndryshme shtetërore, përfitoi në mënyrë të paligjshme rreth 324 milionë dollarë në para dhe pasuri.

Në fjalën e tij përfundimtare para gjykatës, ai pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë për veprimet e kryera.

Miliona punonjës të administratës shtetërore kineze janë vënë nën hetim në kuadër të fushatës shumëvjeçare kundër korrupsionit, e cila u nis nga presidenti kinez, Xi Jinping./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme