Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gërvalla: Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake

Gërvalla: Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se raporti për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është pjesërisht i plotë, pasi nga disa prej zyrave përgjegjëse nuk janë marrë ende përgjigjet e kërkuara.

 

Në konferencën për media, Gërvalla tha se presin sqarime shtesë nga institucionet përkatëse. Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.

 

Lexo edhe“Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Çfarë i tha polici Arlinda Zekajt pak ditë para vrasjes?

Sipas Gërvallës, Arlinda kishte raportuar në Polici dhunën fizike dhe psikologjike më 10 korrik. Ajo gjithashtu kishte dorëzuar prova dhe kishte informuar Policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.

 

Gërvalla ka vazhduar leximin e raportit, të cilin ajo dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia kishin dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes.

Më shumë për këtë

Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 2 ditë më parë“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritejLajme · 4 ditë më parëNjë muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda ZekajtLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme