Gostivar, 8 korrik 2025 – Pas një kërkimi të shpejtë nga Njësia Policore në Gallatë, është gjetur 15-vjeçarja A.L. nga fshati Çajle, e cila të njëjtën ditë ishte raportuar si e larguar nga shtëpia nga babai i saj, L.L.
Vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dorëzuar tek prindi i saj. Policia nuk jep më shumë detaje për motivet e largimit, ndërsa do të vazhdojnë procedurat standarde për raste të tilla.










