Më 27 tetor 2024, në orën 18:10, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë është raportuar në SPB Shkup se rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë i dënuari A.A. (65) nga fshati Strogomishtë, Kërçovë.
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Prokurori Publik është njoftuar dhe, me urdhër të tij, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Është kryer edhe inspektimi.