Ishin në kërkim- Konfirmohet vdekja e pesë anëtarëve të grupit muzikor DNK

Para 1 muaj

Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, katër anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.

Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.

Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre./Alsat