Bota

Izraeli gjatë natës kreu 11 sulme mbi Bejrut – në shënjestër ishte pasardhësi i liderit të vrarë të Hezbollahut

October 4, 2024, 07:10

Ushtria izraelite mbrëmë gjatë natës kreu 11 sulme në periferi të jugut Dahiya në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, një zonë që konsiderohet si bastion i Hezbollahut, raporton BBC.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, sulmet kanë zgjatur gjithë natën deri në agim. Kjo konsiderohet si një nga sulmet më të forta që nga 23 shtatori, pasi Izraeli intensifikoi sulmet kundër Libanit.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 37 persona dhe 151 janë plagosur.

Objektivi i sulmeve në periferi të Dahiyah ishte Hashem Safiuddin, i cili konsiderohet si pasardhësi i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sipas “New York Times”, është sulmuar edhe një bunker nëntokësor ku besohet se Safiuddin po mbante një takim me përfaqësues të tjerë të lartë të grupit militant libanez.

Ushtria libaneze njoftoi se dy nga ushtarët e saj u vranë në jug të vendit ndërsa forcat izraelite vazhduan ofensivën kundër Hezbollahut dhe urdhëruan evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave të tjera.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit mbi një ndërtesë në qendër të Bejrutit.

Kryqi i Kuq njoftoi se katër nga vullnetarët e tij janë plagosur lehtë, megjithëse lëvizja e tyre ishte koordinuar me forcat paqeruajtëse të OKB-së.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler