Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional, Dritan Bexheti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit D.B. nga Tetova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që ish-drejtori në periudhën prej 19 shkurtit të vitit 2022 deri më 17 mars të vitit 2023, si përfaqësues i Fondit ka nënshkruar kontrata pune me gjashtë persona fizik. Personat e angazhuar nuk kishin kryer punën e tyre, përkundër se ishin paguar në bazë të kontratës.

“Në këtë mënyrë, i padituri D.B. ka mundësuar që personat të përfitojnë gjithsej 1 387 558 denarë, ose 22 525 euro në dëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, vlerësoi Policia.

Lexo edheTetovari kërcënoi prindërit, policia ngre kallëzim penal

Ndryshe, Drejtor i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në këtë periudhë ka qenë Dritan Bexheti.

Më shumë për këtë

Kallëzim penal ndaj 46-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se publikoi serialin televiziv pa të drejtën e autorit në FacebookMaqedoni · 2 ditë më parëMashtrim me platformë të rreme investimi! Qindra qytetarë të prekur, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 1 javë më parëKanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme