Trendy

Kanada planifikon t’i tërheqë paqeruajtësit e saj nga Kosova

Para 1 orë

Kanada do t’i japë fund kontributit të saj ushtarak në operacionet paqeruajtëse, duke u tërhequr nga Kosova, Republika Demorkatike e Kongos, Sudani i Jugut dhe Qiproja.

 

Sipas planit të kabinetit qeveritar, tërheqja e personelit ushtarak nga Kosova dhe misionet e tjera të Kombeve të Bashkuara pritet të përfundojë deri në mes të vitit 2027.

 

Ministri i Mbrojtjes, David McGuinty, vendimin e ka arsyetuar duke deklaruar se Kanadaja synon t’i drejtojë burimet e saj nga rajoni Euro-Atlantik dhe ai Indo-Paqësor.

 

Ndryshe, në qershor të vitit 1999, Kanadaja dërgoi rreth 800 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR. Edhe pse ajo tërhoqi shumicën e trupave tokësore në mes të vitit 2000, vendi ka ruajtur një prezencë simbolike ushtarake, ndërsa aktualisht ka rreth pesë pjesëtarë të angazhuar në radhët e KFOR-it.

Trending