MPB njofton se me 28 tetor 2026, rreth orës 17:00, në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarët policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë arrestuar K.S. (40) nga Gostivari dhe N.B. (22) nga fshati Vërbjan.
Gjatë kontrollit të një automjeti taksi me targa të Gostivarit, në të cilin udhëtonin dy personat, policia ka kryer kontroll personal ndaj tyre. Te K.S. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa te personi tjetër është gjetur dhe sekuestruar një objekt me mbetje kokaine.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












