Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kapet 20-vjeçari nga Zhelina duke drejtuar kamion pa patentë shoferi

Kapet 20-vjeçari nga Zhelina duke drejtuar kamion pa patentë shoferi

Më 02.07.2026 në ora 16:20 në rrugën rajonale Leshkë-Zhelinë, afër fshatit Zhilçë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jegunoc kanë privuar nga liria personin R.P. (20) nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet ngarkues “MAN” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, R.P. është ndaluar në stacionin policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

t

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme