Maqedoni

Këshilli Fiskal propozon rritjen e kufirit të moshës për pension në 67 vjet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 2, 2024, 04:12

Këshilli Fiskal, një institucion shtetëror i themeluar nga Kuvendi, në lidhje me Strategjinë Fiskale (2025-2029), i ka dorëzuar legjislativit një opinion me të cilin kërkon që në vitin 2026 të rritet mosha për daljen në pension. Në strategjinë e miratuar nga shumica qeveritare rekomandohet që mosha për të drejtën e pensionit për burrat dhe gratë të zhvendoset në 67 vjeç.

Deri tani, vetëm partia Levica ka reaguar ndaj këtij propozimi. Ata thonë se, nëse qeveria ndërmerr një politikë të tillë pensionale, do të shndërrojë punëtorët maqedonas në shërbëtorë dhe e ftojnë Këshillin Fiskal të rishikojë opinionin e tij.

Akademiku Abdulmenaf Beџeti, profesoresha nga Fakulteti Ekonomik Mirjana Trpeska, si dhe bankieri me përvojë dhe profesori Gligor Bishev, janë anëtarë të Këshillit Fiskal, i cili monitoron mënyrën se si qeveria harton buxhetin dhe menaxhon borxhin publik të shtetit, duke dhënë vlerësime nëse kjo është e mirë apo e keqe për qëndrueshmërinë fiskale të vendit.

Ky organ u propozua prej kohësh, kryesisht nga faktori ndërkombëtar, dhe u themelua vitin e kaluar me qëllim që të shërbejë si një mekanizëm kontrolli për çdo qeveri kundër deficitit të lartë buxhetor dhe niveleve të larta të borxhit publik.

Anëtarët e Këshillit Fiskal, siç ishte parashikuar, u propozuan nga tre institucione: Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (MANU), Enti Shtetëror i Revizionit dhe Banka Popullore e Maqedonisë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur