Trendy

“Komunalec” – Gostivar: Uji është i sigurt për pije, po priten rezultatet e analizave të reja

Para 2 orë

Zërat që qarkulluan së fundmi për ndotjen e ujit kanë vënë në lëvizje institucionet në Gostivar.

Gjatë natës së mbrëmshme, prokuroria, e shoqëruar nga zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe ekspertë të Shëndetit Publik, kanë zbritur në terren për të marrë mostra të reja shtesë direkt nga pikat e furnizimit.

Drejtoresha Arta Asani sqaron se situata është nën kontroll të plotë.

“Qarkullojnë propaganda të ndryshme, të cilat me të drejtë shqetësojnë qytetarët. Sigurojmë qytetarët se ndërmarrja Komunalec në mënyrë të rregullt bënë analiza të ujit për pijet, ndërsa tre analizat e fundit kanë dalë se uji është i sigurt për pije”, tha drejtoresha.

Trending