Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Konfiskohen “BMW” dhe “Opel”, shoferët pa leje drejtimi

Konfiskohen “BMW” dhe “Opel”, shoferët pa leje drejtimi

Vazhdon “fshesa” e policisë ndaj personave që drejtojnë mjete pa pasur patentë shoferi. Brenda pak orësh, dy makina janë dërguar në pikën e grumbullimit.

• Rasti i parë: Në fshatin Çegran, rreth orës 13:20, policia ka ndaluar personin B.S. (38) nga Kërçova. Ai po drejtonte një “Opel” pa leje drejtimi. Mjeti është konfiskuar menjëherë.

• Rasti i dytë: Vetëm një orë më vonë, në hyrje të Sedllarcës së Poshtme, u arrestua 25-vjeçari B.I. nga Çellopeku. Ai po lëvizte me një “BMW” pa poseduar patentë shoferi. Edhe në këtë rast, makina luksoze është sekuestruar nga policia.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme