Kristijan Koraboski (31), i dyshuari për sulmin brutal ndaj vajzës 26-vjeçare në Ohër, kishte 1.29 promil alkool në gjak, tregoi alkotesti i kryer nga policia. Ndaj tij do të ngrihen akuza shtesë edhe për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, përcjell gazeta KOHA.
“Policia e Ohrit konfirmoi se Koraboski po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit natën kur sulmoi vajzën. Për shkak të kësaj, ndaj tij do të ngrihet edhe kallëzim penal për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.
Ndaj 31-vjeçarit nga Ohri tashmë është ngritur kallëzim penal për lëndim të rëndë trupor.
Sipas njoftimit të policisë, sulmi ndodhi më 15 nëntor në mëngjesin e hershëm pas një grindjeje që filloi në shtëpinë e tij dhe vazhdoi në makinë. Vajza u sulmua fizikisht, dhe pasi ai ndaloi automjetin, sulmi vazhdoi dhe ajo humbi ndjenjat.
Lexo edheSkandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata paraprakisht kushte vendosur ta lë të lirë, duke ia ndaluar afrimin me vajzën brenda 50 metrave dhe konfiskimin e pasaportës. Por, pas reagimeve, ai sot u arrestua. (koha.mk)
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












