Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kujdes në kufijtë e Shengenit! Shkronja “C” në pasaportë mund të nënkuptojë refuzim të hyrjes

Kujdes në kufijtë e Shengenit! Shkronja “C” në pasaportë mund të nënkuptojë refuzim të hyrjes

Një shenjë me shkronjën “C” në pasaportë, e shoqëruar me vulë të kryqëzuar, mund të tregojë se udhëtarit i është refuzuar hyrja në zonën Shengen për shkak të mosplotësimit të kushteve.

 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë pa vizë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, por kjo nuk garanton hyrje automatike.

 

Refuzimi mund të ndodhë për shkak të tejkalimit të qëndrimit të lejuar, mungesës së dokumentacionit ose vizës për punë, studime apo qëndrim afatgjatë.

 

Në rast refuzimi, autoritetet kufitare duhet t’i dorëzojnë udhëtarit një vendim zyrtar me arsyet përkatëse. Vetë shenja “C” nuk nënkupton domosdoshmërisht ndalim të ardhshëm të hyrjes.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme