Të siguruarit me stazh të beneficuar që dëshirojnë të mbeten në shtyllën e dytë pensionale duhet të dorëzojnë deklaratë me shkrim deri më 20 janar 2027.
Afati fillon më 20 tetor 2026, ndërsa ata që nuk deklarohen brenda kësaj periudhe do të ndërpresin anëtarësimin në fondin e detyrueshëm pensional. Mjetet nga llogaritë e tyre individuale do të transferohen në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIOM).
Sipas Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), kjo mundësi vlen për personat me stazh sigurimi me kohëzgjatje të shtuar, të cilët në bazë të tij mund ta ulin për të paktën një vit kufirin e moshës për pensionim.
Deklaratë e re nuk nevojitet për ata që në vitet e kaluara kanë dorëzuar tashmë deklaratë për vazhdimin e anëtarësimit.
Personat që nuk e respektojnë afatin do të mbeten të siguruar vetëm në shtyllën e parë pensionale, e cila funksionon mbi parimin e solidaritetit ndërmjet gjeneratave.
Formulari për vazhdimin e anëtarësimit gjendet në faqen zyrtare të MAPAS-it. Deklarata mund të dorëzohet edhe në mënyrë elektronike, por duhet të nënshkruhet me nënshkrim elektronik.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












