Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Autobusët elektrikë në Maqedoni, 30 të parët pritet të mbërrijnë në janar

Autobusët elektrikë në Maqedoni, 30 të parët pritet të mbërrijnë në janar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se 30 autobusët e parë elektrikë pritet të dorëzohen në janar, më herët se afati i parashikuar në kontratë.

Në një intervistë për „360 Gradë“, Nikolloski hodhi poshtë dyshimet për cilësinë e autobusëve, duke theksuar se edhe prodhuesit evropianë përdorin bateri kineze, pasi aktualisht është e vështirë të gjenden autobusë elektrikë në tregun evropian me bateri nga burime të tjera.

Ai krahasoi çmimet e autobusëve, duke përmendur një ofertë nga kompania çeke „Škoda“ prej 650 mijë eurosh për autobus, ndërsa çmimi i autobusëve të planifikuar për Maqedoninë e Veriut është rreth 320 mijë euro.

Nikolloski shtoi se përdorimi i pjesëve të prodhuara në vende të ndryshme nuk nënkupton domosdoshmërisht cilësi më të dobët, duke përmendur edhe prodhimin e pjesëve për marka të njohura automobilistike në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme