Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kujdes për të gjithë ata që udhëtojn nëpër Slloveni

Kujdes për të gjithë ata që udhëtojn nëpër Slloveni

Shkruan Bahri Cani

KUJDES nëse udhëtoni nëpër Slloveni: Shoferët që kalojnë nëpër Slloveni së shpejti do të përballen me një sistem të ri kontrolli të shpejtësisë në autostrada. Autoritetet po vendosin kamera që masin shpejtësinë mesatare të automjeteve në segmente të caktuara rrugore, pra jo vetëm ku është radari për matjen e shpejtësisë, por në një pjesë më të gjatë të rrugës.

 

Sistemi regjistron kohën e hyrjes dhe daljes së automjetit nga një segment i monitoruar dhe, bazuar në distancën e përshkuar dhe kohën e udhëtimit, llogarit shpejtësinë mesatare. Nëse shoferi tejkalon kufirin e lejuar, ai do të gjobitet.

Lexo edheMërgimtarë, kujdes! Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat deri në 1.200 euro

 

Kufiri i përgjithshëm i shpejtësisë në autostradat sllovene mbetet 130 kilometra në orë, përveç rasteve kur sinjalizimi rrugor parashikon ndryshe. Kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë kufizimet përgjatë gjithë segmentit të monitoruar dhe jo vetëm pranë kamerave.

 

Policia sllovene pritet të njoftojë datën e saktë të fillimit të matjeve zyrtare pasi të përfundojnë të gjitha kontrollet dhe verifikimet teknike të nevojshme.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme