Trendy

Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për partneritetin dhe aleancën

Para 1 orë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ai tha se populli i Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë i privuar nga liria dhe të drejtat themelore, duke theksuar se ndihma amerikane ishte vendimtare në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kurti shprehu mirënjohjen e përhershme të Kosovës ndaj SHBA-së për mbështetjen, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

250 vjet!

Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë, janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.

Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane.

Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Trending