Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kuvendi voton më 13 korrik për 8 ministrat e rinj të Qeverisë

Kuvendi voton më 13 korrik për 8 ministrat e rinj të Qeverisë

Nga Kuvendi informuan se seanca për votimin e ministrave të rinj është caktuar për më 13 korrik në orën 11.

Ashtu siç kanë njoftuar partitë që përbëjnë koalicionin qeveritar, në kuadër të partisë VLEN, tre ministrat e rinj do të jenë Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë dhe Agon Ferati në Ministrinë e Sistemit Politik. Me këtë, numri i ministrave të VLEN-it në kabinetin qeveritar mbetet gjashtë.

Emra të tjerë që duhet të miratohen në Kuvend janë Ivan Stoillkoviq i cili nga Ministria për Sistem Politik kalon në Ministrinë për Vetëqeverisje lokale. Në Ministrinë e Shëndetësisë do të emërohet Sasho Klekovski. Gjoko Vellkovski nga zëvendës kalon në ministër për Politikë Sociale ndërsa Erxhan Demir do të jetë ministër pa resor për zbatimin e strategjisë për integrimin e romëve.

Nga Lëvizja ZNAM, Borçe Stamenkovski do të jetë ministër i Bujqësisë në vend të Cvetan Tripunovskit. Përpos ministrave, Qeveria duhet të plotësojë edhe pozitat e zbrazura të zv.ministrave. Siç informoi kryeministri Hristijan Mickoski, kjo duhet të ndodhë gjatë muajit shtator./Alsat.mk.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme