Maqedoni

M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues

October 25, 2024, 01:10

Këshilli mbikëqyrës i shoqërisë aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve në navigacion ajror, M-NAV SHA Shkup, ka zgjedhur për anëtarë të Këshillit drejtues Vladimir Risteskin, Kliment Çepunjoskin dhe Buran Alitin, njoftoi sot M-NAV, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e mbajtur më 17 tetor, Këshilli mbikëqyrës me vendim e emëroi Vladimir Risteskin për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe drejtor ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit të Aviacionit në M-NAV SHA Shkup me mandat 4 vjeçar.

Këshilli i ri drejtues në periudhën e ardhshme do të punojë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së Kompanisë dhe zbatimin e projekteve strategjike të vonuara.

Prioritet është realizimi i trafikut ajror të sigurt dhe të rregullt, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të aviacionit, praktikave të rekomanduara dhe procedurave të shërbimit.

Kujtojmë se Komiteti për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda të Aviacionit (KHAIRA) ka filluar aktivitetet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) si pjesë e hetimit për ngjarjen e sigurisë në qiellin mbi Shkup më 7 shtator, në të cilën u shmang përplasja mes dy avionëve.

Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sanexpred” nga Dalaman i Turqisë për në Londër, Gatwick. Tridhjetë sekonda para se të ndaheshin, avionët ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 këmbësh. Para se të ndaheshin, një avion ishte ngjitur në 36,325 këmbë dhe tjetri kishte zbritur në 35,475.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler