Trendy

Matoshi e Spahiu: Shqiptarët me kushtetutë janë pakicë në Maqedoni

Para 9 muaj

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10 është zhvilluar një debat rreth kombit kosovar dhe shqiptar. Ndër të tjera është përmendur edhe statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në Maqedoni ë e Veriut, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiu ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë pakicë, gjegjësisht popull jo shumicë.

Këtë deklaratë e ka bazuar në amandamentin IV të Kushtetutës së Maqedonisë, ku thuhet se, që njeh si popull maqedonasit, ndërsa shqiptarët si qytetarë të saj por pjesë e popullit shqiptar.

Spahiu ka thënë se edhe Kushtetuta e Kosovës, pakicave i referohet si komunitet jo shumicë.

Të njëjtin mendim ka ndarë edhe analisti, Halil Matoshi, ai thotë se, shqiptarët me luftën e vitit 2001 kanë avansuar të drejtat e tyre, por nuk janë bërë komb shtetformues.

Edhe Matoshi i është referuar Kushtetutës së Maqedonisë, ku thuhet shqiptarët janë pjesë e popullit shqiptarë.

Në debat është kyçyr edhe gazetari nga Maqedonia e Veriut, Blerim Hysen, i cili i ka mohuar kategorikishtë pohimet e lartëpërmendura. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë.

Trending