Në periudhën e fundit, policia ka privuar nga liria tre shoferë te të cilët është konstatuar se kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit.
Më 18 korrik 2026, në orën 21:12, në rrugën rajonale pranë fshatit Kališta të Strugës, është privuar nga liria N.B. (45 vjeç) nga Struga. Ai më parë, duke drejtuar një automjet “Toyota” me targa strugane, kishte shkaktuar një aksident rrugor. Gjatë kontrollit tek ai janë konstatuar 2,56 promile alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal, përcjell Pa Censurë.
Po atë ditë, në orën 14:20, në fshatin Prelubishtë, Komuna e Jegunovcës, policia e stacionit Jegunovcë ka ndaluar një automjet “Opel Astra” me targa nga Tetova, të drejtuar nga V.S. (67 vjeç) nga i njëjti fshat. Pas testit alkotest është konstatuar prania e **2,14 promile alkooli** në gjak. Pas konsultimit me prokurorin publik nga Prokuroria e Tetovës, shoferi është arrestuar dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal për të njëjtin vepër penale.
Më 19 korrik 2026, në orën 01:35, në Koçani, policia e OV Koçani ka privuar nga liria N.M. (28 vjeç) nga Koçani. Gjatë kontrollit në trafik, ai është ndaluar teksa drejtonte një automjet “Golf” me targa koçanase. Matja ka treguar se ai kishte 1,99 promile alkool në gjak, transmeton Pa Censurë.
Nga policia informojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.





