Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti njoftoi se së shpejti Qeveria pritet të miratojë projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit. Mexhiti tha se projekti kap vlerën e 20 milionë eurove.
“Kemi marrëveshje dhe besoj në mbledhjen e ardhshme, një ndër mbledhjet e ardhshme do të kalojë edhe parkingu për Çarshinë e vjetër, parkingu nëntokësor që është faza e tretë e sheshit, që është projekt diku 20 milionë euro dhe zgjedh problemin jetik dhe kryesor të Çarshisë së vjetër, çështjen e parkingut”, deklaroi Mexhiti në TV21.
Më shumë për këtë
Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjetMaqedoni · 4 ditë më parë
NKP “Sharri” investon rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, janë realizuar 200 intervenimeMaqedoni · 3 ditë më parë
Hapen sportelet e Alta Bankës, intervenon edhe Ndihma e Shpejtë para filialit në ManastirMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.










