Mickoski kundër idesë së Osmanit: Mundësinë për konsensus e humbe derisa ishe ministër i Jashtëm

Para 1 vit

Kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani para disa ditëve Osmani theksoi se gjëja e parë që do të bëjë si president shteti është që të mbledhë të gjithë liderët e partive politike dhe palët e interesit në një takim, nga i cili, siç tha, nuk do të dalin pa zgjatur dorën që të mos ketë dallimet në lidhje me Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Për këtë sot u pyet lideri i opozitës Hristijan Mickoksi i cili tha se mundësinë e një konsensusi të tillë e ka humbur derisa ishte ministër i jashtëm.

“Bujar Osmani për konsensus të tillë e humbi mundësinë kur ishte ministër i jashtëm, ku ne si VMRO DPMNE dhe unë personalisht kisha konferencë për media dhe iu ofruam të jemi pjese e procesit të cilin atëherë e udhëhiqnin në mënyrë kontrabandiste, të fshehtë, pas syve të qytetarëve. Dhe nëse ai vërtetë dëshironte konsensus politik, atëherë kishte mundësi të tillë si ministër i jashtëm, për fat të keq ai sillej i papërgjegjshëm dhe bëri gabim historik. Së pari që gënjeu popullin e tij, ndërsa pastaj nënshkroi protokollin e dytë kur lejoi puna e komisionit, i cila ka për qëllim vërtetoj faktet historike, të jetë kriter për përparim të Maqedonisë deri në anëtare e plot e BE-së”, tha Hristijan Mickoksi – Kryetar i VMRO DPMNE-së .