Maqedoni

Mickoski: Kush mund të na garantojë se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit e Bullgarisë

Autori

Autori

Portali Tetova

July 9, 2024, 11:07

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, i cili mbajti një ligjëratë në Universitetin prestigjioz “John Hopkins” në Baltimore, para të pranishmëve ndër të tjera foli për fillimin e negociatave tona me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

“Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg kemi 14 aktgjykime që thonë se janë shkelur të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe këtu shtrohet një pyetje logjike se kujt i shkelen të drejtat”, tha Mickoski.

Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato duhet të jenë të dyanshme.

Qytetarët e Maqedonisë, tha Mickoski, sakrifikuan shumë për perspektivën evropiane dhe mjaft me poshtërim.

“Ne nuk jemi politikanë të mbushur me akuza për krim dhe korrupsion siç ka në rajon. Ne do të mbrojmë interesat tona, jemi të gatshëm të diskutojmë argumentet, t’i paraqesim ato, të shohim se argumentet e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë kanë kontribuar në perspektivën evropiane si askush më parë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
453003502_792990406155910_3380075285291729837_n-800x600-1
Sllupçani po bëhet me stadium të ri, realizon ëndrrën e shumë gjeneratave
Toshkoski_Daciq
Serbia kërkon ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani
hristijanmickoski
Mickoski: Do të miratojmë kod të ri penal, por sipas standardeve evropiane, jo sipas nevojave të dikujt
htsbtfgsrf
A do të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit? Ja çfarë thotë Daçiq
burgu-696x433
Qeveria e Maqedonisë ka ndryshuar të gjithë drejtorët nëpër burgje
oltagixhari_337386966_239807778411051_2133615743797028751_n
Olta përplaset ashpër me ndjekësit: Nuk e trajtoj veten si lopë

DIASPORA