Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Micskoski nënshkroi deklaratën për të drejtat e pakicave dhe Marrëveshjen me Bullgarinë në samitin BE–Ballkani Perëndimor

Micskoski nënshkroi deklaratën për të drejtat e pakicave dhe Marrëveshjen me Bullgarinë në samitin BE–Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u pajtua me deklaratën e samitit BE–Ballkani Perëndimor, në të cilën theksohet respektimi i të drejtave të pakicave, si dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë.

Në deklaratën e harmonizuar në samitin në Bruksel, theksohet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me rezultate konkrete mbeten të rëndësishme për perspektivën evropiane të rajonit.

Dokumenti kërkon respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, si dhe përpjekje shtesë për zgjidhjen e kontesteve rajonale dhe bilaterale.

Edhe pse Mickoski, para samitit, përsëriti se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa u dakorduar paraprakisht për një Plan aksional për pakicat, Maqedonia e Veriut u pajtua me deklaratën ku përmendet shprehimisht zbatimi i marrëveshjes me Bullgarinë.

Më shumë për këtë

Rama reagon pas deklaratës për bullgarët: Nuk do të bëhemi pengesë për Maqedoninë në rrugën drejt BE-sëShqiperi · 4 ditë më parëMickoski nga Brukseli i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!Maqedoni · 24 orë më parëGjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, preket edhe MaqedoniaLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme