Mikrobiologu Nikolla Panovski konsideron se në Gostivar ka një epidemi të gastroenteritit dhe ka drejtuar kritika ndaj shërbimeve epidemiologjike për shkak të, siç deklaron ai, mosveprimit në një situatë me një numër të madh të të sëmurëve.
Mikrobiologu Panovski: Në Gostivar ka epidemi, por askush nuk po e shpall atë
Mikrobiologu Nikolla Panovski konsideron se në Gostivar ka një epidemi të gastroenteritit dhe ka drejtuar kritika ndaj shërbimeve epidemiologjike për shkak të, siç deklaron ai, mosveprimit në një situatë me një numër të madh të të sëmurëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Panovski deklaron se sipas vlerësimit të tij, rreth 1.500 persona janë regjistruar me simptoma të njëjta, ndërsa të paktën edhe 5.000 qytetarë të tjerë nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
”Në Gostivar ka epidemi të gastroenteritit. 1.500 të regjistruar me simptoma të njëjta dhe të paktën edhe 5.000 të tjerë që nuk janë lajmëruar te mjeku. Në një qytet janë sëmurur 30 për qind e popullsisë nga e njëjta sëmundje dhe nuk paska kushte për shpalljen e epidemisë. Epo bravo”, ka shkruar Panovski.
Ai u bëri thirrje epidemiologëve të reagojnë, duke theksuar se bëhet fjalë për një obligim profesional dhe jo politik.
”Epidemiologë, ku jeni? Kjo nuk është politikë, kjo është detyra juaj që të reagoni”, porositi Panovski.
Ndërkohë, institucionet kompetente po vazhdojnë me hetimin për shkaqet e problemeve masive me stomakun në Gostivar. Ende po priten analizat përfundimtare laboratorike të cilat duhet të tregojnë nëse shkaku është i lidhur me ujin e pijshëm apo me ndonjë burim tjetër.













