Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndeshje e rëndë në rrugën Nish-Beograd, ndërron jetë një grua nga Radiovca e Tetovës

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, përcjell TS.

Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë.

Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar.

Lexo edheRaportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!

Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.

Siç bëhet e ditur, familja është nga fashti Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rreth 30-tave.

Më shumë për këtë

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Nerashtit, përplasen dy veturaMaqedoni · 2 ditë më parëAksident i rëndë trafiku në Xhepçisht, përplasen dy vetura – ja detajet!Maqedoni · 7 ditë më parëAksident i rëndë trafiku në Dobrosht, vetura humb kontrollin dhe përplaset në tullat e betonit!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme