Trendy

NO COMMENT: Bilall Kasami reagon për “avullimin” e fondeve te BE-së për kanalizimin e Kërçovës

Para 34 minuta

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me debatet për fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për projektin e kanalizimit në Kërçovë, përcjell tetova1

Kasami ka publikuar në rrjetet sociale mbishkrimin “NO COMMENT”, duke e shoqëruar me një fotografi të një lajmi ku përcillet deklarata e ambasadorit të BE-së, sipas së cilës thuhet se në dokumentacionin e Bashkimit Evropian figuron se projekti i kanalizimit në Zajaz është i përfunduar.

Postimi i Kasamit vjen në mes të polemikave publike rreth mosrealizimit të këtij projekti dhe përdorimit të fondeve evropiane.

Siç dihet, Bashkimi Evropian ndau disa miliona euro për kanalizimin në Kërçovë dhe Zajaz, por kanalizimi nuk u bë asnjëherë, ndërsa milionat “avulluan”./tetova1.mk

Trending