Maqedoni

Osmani: MPJ e angazhuar që mërgimtarët ti marrin pasaportat e reja në kohë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 16, 2024, 04:02

PAJISJA ME DOKUMENTE E MËRGIMTARËVE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizuar sot Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Mynih të Gjermanisë, ku bëhet fotografimi dhe marrja e të dhënave biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Osmani pretendon se kjo konsullatë po punon me përkushtim për të tejkaluar në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase sfidën e shkaktuar nga numri i madh i kërkesave për shërbime konsullore, veçanërisht në pjesën e dokumenteve të udhëtimit.

“Ministria e Jashtme është organizuar tërësisht bërë t’u bërë shërbime njerëzve, që të marrin pasaportat e reja, të marrin fletë-udhëtimet ose çfarë dokumenti tjetër që u nevojitet për të arritur në shtëpi, por më e rëndësishmja është që të marrin dokumentet e udhëtimit të reja, që të mund të lëvizin lirshëm nëpër botë”, tha Bujar Osmani.

Ai më tej shtoi se, po bëhen përpjekje maksimale që qytetarët e vendit të mos ballafaqohen me probleme në shtetin ku jetojnë dhe punojnë, për shkak të obligimeve për nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Po bëjmë përpjekje që veçanërisht në këto pika kritike siç është Boni, Munihu, Berlini, Berni, Roma, Venediku, Ljubljana të riorganizohemi me stacione shtesë bazë për fotografim, me diplomatë që i kemi dërguar, duke punuar në dy ndërrime, duke punuar të shtunën dhe të dielën”, tha Osmani.

Kujtojmë se më 12 shkurt, skadoi afati i vlefshmërisë së dokumtenteve të udhëtimin me emrin e vjetër të shtetit dhe tani më qytetarët e vendit, mund të udhëtojnë vetëm me dokumente me emrin e ri kushtetues. Ndërrimi i dokumenteve personale, u shndërrua në një makth të qytetarëve, për shkak të rrëmujës dhe pritjeve të gjata, jo vetëm për të aplikuar për dokumente të reja, por edhe pritjeve për të marrë dokumentet e reja. Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti, janë fotografuar 176 mijë e 159 qytetarë për dokumente udhëtimi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_4396
“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!