Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu.

Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike, transmeton klankosova.tv.

”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ullevål në Oslo.

Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit.

Lexo edheBujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptar

#KirurgjiRobotike #TrajtimiiKancerit #SpitaliUllevål”, shkruan ish-kryediplomati në facebook.

Bujar Osmani mban titullin specialist Kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Më shumë për këtë

A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar OsmaniMaqedoni · 4 ditë më parëImeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 4 ditë më parëAnulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rusLajme · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme