Një mosmarrëveshje mes dy kunatave në Mitrovicë të Veriut ka eskaluar në përleshje fizike, me ç’rast njëra prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës 14:00, në rrugën “Sutjeska”.
Burimet bëjnë të ditur se pas konfliktit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas mjekut kujdestar, lëndimet e saj janë cilësuar si të lehta trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas intervistimit të palëve, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.










