Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Policia e RMV-së ka shqiptuar mbi 18 mijë dënime në komunikacion vetëm në muajin shkurt

Nga fillimi i muajit shkurt deri dje (20 shkurt) nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhëpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.

Pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes 6056, më tej, parkimin e parregullt 4213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit 1510.

Përndryshe, vetëm dje janë lëshuar 864 urdhërpagesa.

Kujtojmë se Maqedoninë e Veriut javë më parë e trazoi një aksident i rëndë, ku ndërroi jetë Frosina Kulakova, pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësorë.

Lexo edheRibalanci i dytë i buxhetit brenda dy muajsh: Shteti merr borxh, qytetarët ngarkohen me detyrime, ndërsa investimet zhvillimore shkurtohen!

Ky rast hapi debat të madh në opinion për sigurinë në trafik ndërsa u mbajtën edhe disa protesta.

Më shumë për këtë

Ekspertët gjermanë zbulojnë gabimet e pandemisë COVID-19: Shkenca, politika dhe mediat dështuan në komunikimin me qytetarëtSport · 6 ditë më parë“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarëtShqiperi · 1 javë më parë“Automjete me pajisje për të gjobitur qytetarët”, Toshkovski paralajmëron metoda të reja të ndëshkimeve për shkeljet në komunikacionMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme