Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Profesori nga Maqedonia e Veriut në mesin e 2% të autorëve më të cituar në botë

Profesori nga Maqedonia e Veriut, i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, Veland Ramadani është renditur në mesin 2% të autorëve më të cituar në botë, shkruan Alsat.

Ko listë është përgatitur nga Universiteti i Stenfordit, nën udhëheqësinë e professorit Xhon Joanidis dhe së bashku me një ekip studiuesish bëhet vlerësimi i stafit akademik komfor numrit të publikimeve, dhe cilësisë.

Profesori Veland Ramadani ëstë autor I një sërë punimesh shkencore, me të cilat arriti të jetë pjesë e top 2% të autorëve më të cituar. Ai në emisionin Ditë e Re në Tv Alsat me moderatorët Era Gjakova dhe Fatos Grubi theksoi se publikimi I këtyre punimeve ka sfida të shumta, sidomos në vendin tonë.

“Punimet shkencore më herët kanë marrë më shumë kohë, për shkak të mungesës së të dhënave, por n problemin më të madh në vendin tone e kemi grumbullimin e të dhënave nga tereni, ngase nuk mund të na kuptojnë edhe ndonjëherë edhe vetë afaristët, ndërmarrësit.” – u shpreh prof. Veland Ramadani.

Lexo edheAlarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Ramadani u shpreh se hulumtimet shkencore, edhe përskaj rëndësisë së tyre për krijimin e politikave dhe strategjive zhvillimore nuk gjejnë përkrahjen e duhur nga qeveria dhe sektori privat.

Ndërsa studimi i Universitetit Stenford ku Ramadani u zgjodh në mesin e 2% autorëve më të cituar, përfshin rangimin e 7 milion shkencëtarëve nga e gjithë bota, nga 22 fusha dhe 176 nën – fusha të studimit./ Alsat.mk

Më shumë për këtë

Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën?Lajme · 4 ditë më parëMacura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme