PSG thuhet se ka shfaqur interes për Ibrahim Maza-n, një nga lojtarët që po spikasin këtë sezon te Bayer Leverkusen, dhe po shqyrton mundësinë e një transferimi që në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të “Sky Germany”, kampionët e Francës kanë kontaktuar përfaqësuesit e mesfushorit ofensiv 20-vjeçar për të shprehur interesimin e tyre. PSG po monitoron situatën e tij, ndërsa dëmtimet në repartin ofensiv, përfshirë atë të Khvicha Kvaratskhelia-s, kanë shtuar nevojën për alternativa të reja.
Maza është përshtatur shpejt te Leverkusen-i, ku u transferua në verën e vitit 2025 nga Hertha Berlin për rreth 12 milionë euro.
Në 10 paraqitje këtë sezon, ai ka regjistruar tre gola dhe tri asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Vlera e tij në treg, sipas “Transfermarkt”, është rritur në rreth 50 milionë euro.
Lexo edheGjermania planifikon përgjysmimin e kuotës për punëtorët nga Kosova, nga 2027 mundësitë më të kufizuaraMegjithatë, Leverkusen-i nuk dëshiron të humbasë një nga talentet e tij më premtues. Drejtuesit e klubit gjerman po punojnë për t’i ofruar një kontratë të re, me synimin për ta mbajtur për një periudhë më të gjatë. Marrëveshja aktuale e Maza-s është e vlefshme deri në vitin 2030, ndaj klubi gjendet në një pozicion të favorshëm në negociata.
Interes për mesfushorin algjerian kishte shfaqur edhe Manchester City gjatë verës, ndërsa së fundmi në garë janë përmendur edhe Arsenal e Aston Villa.
Maza është krahasuar me Florian Wirtz për aftësitë në driblim, vizionin dhe kontributin në fazën sulmuese.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












