Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot njoftoi se së shpejti do të prezantohet një drejtor për të gjithë Qendrën Klinike dhe disa spitale do të bashkohen me qendrat shëndetësore.
Taravari theksoi se në vitin 2017, kur ishte ministër i Shëndetësisë, ka shkarkuar rreth 30 drejtorë ekonomikë, ndërsa 10 deri në 15 të tjerë kanë mbetur të pazgjidhura.
“Një drejtor ka marrë pagë afërsisht 1.500 euro. Me këto mjete, në vend që të paguajmë rrogë për një drejtor që nuk është i nevojshëm në administrimin e Klinikës, ne mund të investojmë në shëndetësi – pajisje të reja, ndërtime të objekteve të reja, renovim të klinikave dhe institucioneve publike shëndetësore.
Qëllimi është rritja e investimeve në shëndetësi, jo mbajtja e posteve të panevojshme administrative.
Lexo edheKush është Vesna Kamilova, ish-drejtoreshë e spitalit “Sante”, e arrestuar në aksionin për keqpërdorimet me Fondin Shëndetësor?Ky synim nuk është i ri dhe në vitin 2017 kur kam qenë ministër kam shkarkuar rreth 30 drejtorë dhe kanë mbetur edhe 10 deri në 15”, tha Taravari.
Më shumë për këtë
Largohen shitësit ilegalë edhe nga Qendra Klinike në ShkupMaqedoni · 1 javë më parë
Spitali Klinik i Tetovës realizon me sukses operacione për korrigjimin e deformimit të kraharorit, Tetova po bëhet qendër referimiMaqedoni · 7 ditë më parë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











