Maqedoni

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! Taravari: Edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës shqiptare

Autori

Autori

Portali Tetova

April 26, 2024, 02:04

VMRO-DPMNE, VLEN dhe Lëvizja Znam ka mundësi që ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Duke u bazuar nga numri i votave që ka fituar secila prej tre partive apo koalicioneve, kjo treshe mund të formojë një shumicë stabile madje deri në 75 deputetë.
Për kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partner më i dëshirueshëm për bashkëqeverisje është opozita shqiptare, VLEN. Për këtë, më 24 prill, Mickoski tha se e ka marrë në telefon Arben Taravarin duke i uruar zgjedhje të suksesshme parlamentare, me shpresë që bashkë të formojnë Qeverinë e ardhshme.

“U dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin. I urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E oferta e Mickoskit për bashkëqeverisje, për Taravarin do të thotë se edhe VMRO e ka kuptuar peshën e votës shqiptare. Megjithatë siç ka shkruar Taravari në Facebook profilin e tij, fokusi i tyre është që të punojnë më fuqishëm për zgjedhjet e 8 majit, që të marin numër sa më të madh të deputetëve.

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve. Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, pohoi Arben Taravari, VLEN.

Pyetëm edhe kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin nëse koalicioni VLEN do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare pa ndryshime kushtetuese.

“Ne e kemi thënë se në një Qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht se do të jetë një Qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe sigurisht se e kemi thënë edhe më herët që në një Qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë, qoftë VMRO-ja në Qeveri apo ndonjë parti tjetër politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Bilall Kasami, VLEN.

Në lojë për bashkëqeverisje është edhe partia e Maksim Dimitrievskit, Lëvizja Znam. Duke treguar kushtet për koalicionim, Dimitrievski njoftoi se cilado parti vjen për negociata, atyre do u dorëzohet një letër me vija të kuqe kombëtare.

“Gjatë fillimit të negociatave për formim të shumicës së ardhshme parlamentare, do t’i japim në letër si propozim deri te të gjitha partitë politike, propozimet tona për atë çfarë do të thonë vija të kuqe kombëtare të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë, me çka synimi është që të arrihet jo vetëm bashkim kombëtar por edhe vëllazërim dhe bashkim i gjithë qytetarëve të shtetit”, u shpreh Maksim Dimitrievski – ZNAM .

Përndryshe sipas rezulateve të korrura në zgjedhjet presidenciale, po të ishin këto vota për zgjedhje parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 53 deputetë, koalicioni VLEN 12 deputetë dhe Lëvizja Znam 10 deputetë. Me këto numra, VMRO-DPMNE do të arrinte të formojë një shumicë stabile qeveritare prej gjithsej 75 deputetëve. Rikujtojmë se për koalicionin VLEN, kushti kryesor për bashkëqeverisje janë ndryshimet kushtetuese, gjë për të cilat kundër publikisht janë shprehur edhe VMRO edhe Lëvizja Znam.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
kroaci-shqiperi-mbyllet-pjesa-e-1-1024x585
Euro 2024 | Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare
kombetarja
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA