Qeveria mbylli lojërat e fatit online. Ky vendim i organit ekzekutiv u bazua në interpretimin autentik që Kuvendi i bëri muaj më parë Ligjit për Lojërat e Fatit dhe konkluzionit se Lotaria Shtetërore ka ndarë licenca për bixhoz online në kundërshtim me ligjin.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.
Paraprakisht Qeveria i konfiskoi licencat dy kompanive të cilat nuk kanë paguar tatim ndaj shtetit dhe kanë manipuluar qarkullimin financiar. Konstatimi paraprak i Qeverisë ndezi alarmin edhe në Prokurori Publike nga ku kanë njoftuar se kanë konfiskuar prova materiale mbi dyshimet për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore dhe mënyrën se si janë ndarë licencat. Kryeministri Hristijan Mickoski në disa paraqitje kishte deklaruar se vendimet e tilla janë marrë nga figura politike të Qeverisë së kaluar LSDM-BDI. Javën e kaluar, drejtori i Lotarisë Shtetërore Aleksandër Klimovski tha se përveç prishjes së marrëveshjes më kompaninë “HEJ” në lotari do të analizohen edhe punësimet, kontratat dhe tenderët që sipas tij janë të dyshimtë. /Alsat.mk