Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami ka vlerësuar hapjen e pikës kufitare “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke e cilësuar atë si simbolikën më të mirë të asaj që VLEN-i përfaqëson në qeverisje dhe në udhëheqjen e institucioneve.
I ftuar në emisionin “Verdict” në TVM2, Kasami tha se hapja e “One Stop Shop”-it, në ditën e festës së 22 Nëntorit, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe komunikimit mbarëkombëtar mes shqiptarëve.
Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, VLEN-i ka insistuar dhe vazhdon të insistojë në komunikim institucional mes dy vendeve.
“Edhe përskaj dallimeve me kryeministrin Rama, ne kemi dashur dhe vazhdojmë të insistojmë në komunikim institucional. Dita e djeshme ishte shembulli më i mirë se si një komunikim institucional mes dy qeverive, të Tiranës dhe Shkupit, mund të jetë në shërbim të qytetarëve, pa marrë parasysh se cili mund të jetë emocioni i njërit apo tjetrit, në këtë rast të kryeministrit Rama apo edhe përfaqësuesve të VLEN-it”, deklaroi Kasami.
Më shumë për këtë
“Jam krenare, do t’a bëja sërish”, bëri simbolin e shqiponjës në Miss Universe, mediat serbe sulmojnë përfaqësuesen e Malit të Zi! Reagon 22-vjeçarjaRajon · 4 orë më parë
Kasami: Në Qafë Thanë dhe katër vendkalime tjera kufitare do të ketë vetëm një kontroll për qytetarëtMaqedoni · 1 ditë më parë
Bilall Kasami nderon veteranët e arsimit me rastin e 22 NëntoritMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












