Partitë e Frontit Evropian sot po mbajnë takim në Shkup për 100 ditëshin e qeverisjes nën moton “100 ditë, dështime, skandale dhe nënçmime”.
Ndërkohë Rafis Aliti nga BDI mbrëmë në Alsat kritikoi ashpër qasjen e qeverisë së re VMRO-DPMNE-VLEN. Aliti, tha se ata janë të gatshëm që me gjithçka ta mbrojnë legjitimitetin e shqiptarëve. I pyetur se çfarë nënkuptoj me gjithçka. Aliti tha se nuk përjashtohen protestat apo padëgjueshmëria qytetare. /Alsat.mk