Trendy

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shqipëri, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Para 5 orë

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën.

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ajo u plagos rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, i cili më herët qëlloi për vdekje edhe bashkëshortin e saj, 58-vjeçarin Kosta Plaka.

Nga e njëjta ngjarje, vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte ngujuar.

 

Trending