Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

Shkupi dhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë së Veriut u përfshinë të mërkurën nga reshje të fuqishme shiu, të cilat sollën përmbytje në disa zona urbane dhe rurale, si dhe krijuan pengesa në qarkullim e probleme në infrastrukturë.

Uji mbuloi disa segmente rrugore pas intensitetit të lartë të reshjeve, ndërsa në disa komuna u sinjalizuan vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe mosfunksionim normal i rrjetit të kanalizimeve.

Autoritetet kanë apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat e prekura, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë se kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vijojnë edhe më tej.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme